Flash News

KRYESORE

LSI sulmon Ramën për prokurorin Ndoj: Pasi e kërcënoi publikisht, e ndëshkoi dhe me plumb

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Rama pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Në facebook, Vasili shkruan se Rama e mbajti fjalën, e dënoi prokurorin, duke kujtuar se para tre javësh “Rama kërcenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpëtonte ndëshkimit.”

Prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, i cili u plagos pas një sulmi me armë në makinë është përmendur së tepërmi në javët e fundit në vend.  Kryeministri Edi Rama, e pas tij edhe zëvendëskryeministri Erjon Braçe, e kanë akuzuar atë se është i lidhur me krimin e organizuar.

Të fundit