Flash News

KRYESORE

LSI vazhdon të mos i përmendë emrin Erion Veliajt, për punët e Tiranës sulmon Edi Ramën

LSI vazhdon të mos i përmendë emrin Erion Veliajt, për

Drejtuesit e LSI-së vazhdojnë të tregojnë hezitim të madh për të përmendur emrin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por për punët që nuk bën ky i fundit akuzojnë kryeministrin Edi Rama.

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili ka listuar disa nga problemet me të cilat përballen banorët e kryeqytetit dhe një pjesë e madhe e tyre presin zgjidhje nga Veliaj. Megjithatë, Erion Veliaj nuk përmendet në asnjë rresht të reagimit të Vasilit, duke e kaluar fajin te Rama.

Ky qëndrim i zbutur i LSI-së ndaj kryebashkiakut vjen më pak se 24 orë nga deklarata e Veliajt se marrëdhëniet me partinë e Monika Kryemadhit janë drejt normalizimit.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni...

Para viteve 90' shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.

Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.

Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:

-që Tirana vuan dhe për ujë;

-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;

-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;

-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s'ka siguri;

-që dhjetra shkolla s'kanë ngrohje etj etj.

Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç'ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë...

Të fundit