Flash News

KRYESORE

LSI zyrtarizon emrin e kandidatit për bashkinë e Kavajës

25 qershorit do të jetë jo vetëm një betejë për deputetët e rinj që do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe për një prej bashkive ku do të bëhen zgjedhje për kryetarin e ri ë saj.

Bëhet fjalë për bashkinë e Kavajës, ku përveçse PS dhe PD-së, sot është konfirmuar edhe një tjetër kandidat për kryetar bashkie, që është Maksim Kona. Është Maksim Kona, Doktor i shkencave inxhinerike, i diplomuar në Torino, i cili do jetë kandidati për kryetar bashkie në Kavajë. LSI e ka dërguar emrin e tij në KQZ dhe  tashmë Kavaja do ketë tre kandidatë për kryetar bashkie.

Të fundit