Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Mbasditen e së dielës ambasadori amerikan, Donald Lu, dha një deklaratë mbi seancën e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, e cila sot shqyrtoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për heqjen e masës së arrestit shtëpiak.
Sipas ambasadorit Lu, kishte raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfetet që u janë ofruar gjykatësve. Kësaj deklarate të fortë, ambasadori amerikan i shtoi edhe një thirrje për shoqërinë civile dhe median, të cilat sipas tij duhet të vëzhgonin këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para.
Sot, pas dy orë e gjysmë seancë, Apeli e la të lirë Saimir Tahirin.
Fitorja e radhës e ish-ministrit në betejën e tij për liri, nuk mund të jetë tjetër veçse humbja përfundimtare e ambasadorit amerikan, përpara largimit për në Kirgistanin e largët.
Jo thjeshtë si pasojë e marrjes së lirisë nga ana e Saimir Tahirit, por nga deklarata naive me të cilën ambasadori iu drejtua dje medias dhe shoqërisë civile. Apeli ndaj tyre është prova më fatkeqe që, z. Lu, nuk ka qenë i vëmendëshëm, në këto tre vite e gjysmë qëndresë në stanin tonë.
Nëse, pas asaj çka parë, dhe çka thënë me gojën e tij, pret që këto dy trupa shoqërorë të mbrojnë Republikën nga çakejt, do të thotë që ambasadori ka besuar verbërisht gënjeshtrat që i kanë thënë ‘mjeshtrat’ me të cilët ëndërronte të ndryshonte Shqipërinë.
Cila shoqëri civile do të vëzhgonte seancën e sotme? Shoqatat kërpudhore që lulëzojnë, me lugë në brez, në oborrin e ministrive për ndonjë thërrime nga tepsia qeveritare? Ato që japin dhe marrin ryshfete për të fituar ndonjë nga ato projektet e donatorëve të huaj që filtrohen nga institucionet shqiptare? Të cilat prodhojnë farsa ku shkrepen dy foto, nëpër sallat luksoze të hoteleve të Tiranës, pihet një kafe amerikane, referojnë dy-tre të përzgjedhur, që zakonisht janë të njëjtët për tema nga më të ndryshmet dhe, në fund, hartohen raporte për të bindur z. Lu dhe shefat e tij përtej Atlantikut se reformat ecin me marshin e pestë?
Cilat media do të ngrenë zërin për presionet ndaj gjykatësve? Radio Televizioni Shqiptar, që është zyra e piarit të kolegëve të z. Tahiri? Mediat e kioskave, apo ato të kullave? Ndoshta, raportin e Freedom House, ambasadori e ka lexuar në shqip, dhe sot është shumë vonë që t’i hidhte një sy origjinalit, pasi koha e z. Lu në Shqipëri mbaroi. Bashkë me atë, edhe aleanca e tij me palën e gabuar.
Ndoshta do t’i jetë dukur krejt normale të ishte afër mazhorancës, fundja këtë kanë bërë edhe ata që ka zëvendësuar në ‘rrugën e Elbasanit’ por, sot pas akuzës, dhe vendimit për Tahirin, mori mbrapsht reston e merituar për një sërë qëndrimesh të papërshtatshme.
Si, për shembull, vonesa me të cilën u kujtua për kanabizimin e vendit; për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, me të cilën mendoi se do të kapte, të paktën, një peshk të madh për t’ua servirur shqiptarëve, dhe eprorëve, si shenjë e betejës së fituar.
Një betejë në të cilën u mbështet te një mik, që dikur thirrej ‘shok’, dhe sot rrezikon të prishë kredibilitetin e punës që kanë bërë krah për krah. Ndoshta për të njëjtën arsye nuk ka folur ende për z. Xhafaj, dhe meselenë që ndjek arkitektin e përzgjedhur për të bërë drejtësi. Mëse e kuptueshme, pasi është guri i dominosë që rrëzon gjithë të tjerët.
Në fund, si të harrojmë raportet me atë që e thërret “miku im Don”. Lejoi që kryeministri të përdorte, apo të pretendonte, një “miqësi” nga e cila u fitua kredibiliteti që pozicioni i ambasadorit gëzon te shqiptarët; dhe, nga ana tjetër, për të cunguar kredibilitetin e atyre me të cilët z. Lu zhvilloi të vetmen betejë të sukseshme që ka përfunduar deri më sot: Dekriminalizimin.
Ndoshta ambasadorit mund t’i jetë dukur pak kjo fitore; në fakt ishte treguesi më i qartë se nuk mund të sillej si paraardhësit e tij, në krah të më të fortit, dhe të fortëve që kishin futur në Parlament.
Megjithatë, kjo nuk ka më vlerë për z. Lu, por për ambasadorin që do të vijë pas tij. Mund të presim shumë prej tij, ndonëse ajo që është e nevojshme është që të kuptojë, qysh prej fillimit, se ky stan këtë bulmet ka.
P.S. Përpara se të largohet për në Kirgistan, shpresojmë që ambasadori të bëjë ndonjë gjë për ata katër kuksianët që ndodhen ende në burg; sepse dihet, kjo punë me mik është.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38