Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
“Luajte rolin e sekserit”, Shkëlzen Berisha replika me Taulant Ballën: Ke udhëtuar me një të kërkuar për trafik droge
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka shkëmbyer akuza të ndërsjellta me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taualnt Balla, pas përballjes mes tyre në seancën e sotme gjyqësore.
Në këtë seancë u shqyrtua padia e ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat.
Fillimisht, ka qenë Balla ai i cili u prononcua për gazetarët duke thënë se Berisha ka luajtur rolin e sekserit dhe ka marrë komisione nga privatizimi i OSSHE te CEZ.
“Kam depozituar dokumente në gjykatë ku provohet se djali i kryeministrit ka luajtur rolin e sekserit dhe ka marrë komisione, ndërkohë që ish-kryeministri I vendit firmoste koncesionet, ndaj i bëj thirrje prokurorisë që të vijojë hetimet”, u shpreh Balla.
Menjëherë pas tij ka reaguar Shkëlzen Berisha, i cili e ka akuzuar Ballën se ka udhëtuar me një të kërkuar për trafik droge dhe se ai ka marrë fonde publike nga Entet shtetërore.
“Taulanti nuk dha asnjë provë për shpifjen që hodhi ndaj meje. Ironia është që në atë periudhë i pandehuri me akuzonte mua për udhëtime apo lidhje apo me persona që unë s’kisha asnjë kontakt.
Kanë kaluar 2-vjet sepse nuk kanë provuar dot asnjë gjë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së udhëtonte me një trafikant, me Edmond Begon.
Ai ka fituar 6 milion euro nga këto institucione shtetërore. I dyshuari për sponsorizim për udhëtimet me Balën ka fituar 6 milion euro nga Entet shtetërore”, u shpreh Shkëlzen Berisha.