Flash News

KRYESORE

Luajti ndeshjen e fundit në karrierë, Schweinsteiger i jep lamtumirën futbollit

Luajti ndeshjen e fundit në karrierë, Schweinsteiger i jep

Lojtari i Bayernit të Myhihut, Bastian Schweinsteiger, ditën e djeshme i ka dhënë lamtumirën përfundimtare futbollit, në një ndeshje të zhvilluar në “Allianz Arena”.

Në fushë u sfiduan bavarezët nga njëri krah dhe amerikanët e Chicago Fire, nga ana tjetër, ekipi i fundit ku është aktivizuar mesfushori gjerman.

Por, ndryshe nga lamtumirat e tjera të futbollit, kjo ndeshje pati diçka të veçantë.

Një pjesë Bastian e luajti për amerikanët, e pjesën tjetër me fanellën e gjigantëve të Bundesligës, duke shënuar edhe golin e katërt të ndeshjes që u mbyll me rezultatin 4-0.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me kujtime dhe jam i lumtur që kam përjetuar këto çaste. Fakti që munda ta ndaja edhe me tifozët e Bayernit e ka bërë këtë mbrëmje edhe më të bukur”, është shprehur Schweinsteiger.

Të fundit