Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Luan Baçi: Rama të japë dorëheqjen, nuk ka shans për zgjedhje më 30 qershor
Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi, këshilloi kryeministrin Edi Rama që të lërë presionet dhe shantazhet dhe të japë dorëheqjen. Ai theksoi se shqiptarët nuk tremben nga manovrat që i pari bën.
"Aksioni opozitar është në vazhdimësi. Rama bën mirë të japë dorëheqjen dhe të lërë presionet dhe shantazhet. Të lërë retorikën e tij të sëmurë burg, burg,burg se nuk i tremb dot qytetarët shqiptarë. Është mirë të mbledhë mendjen e të japë dorëheqjen për të mirën e PS dhe të qytetarëve shqiptarë. Protestat do të vijojnë, kjo e sotmja është më e fuqishme. Do të vijojmë deri në rrëzimin e tij dhe nuk ka asnjë shans të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit."
Ai u ndal edhe te listat e komisionerëve të PD-së një ditë më parë Baçi është shprehur: E dinim që nuk do t’i pranonin. Shkuam për të parë sa serioz ishin në punën e tyre. Edhe ata janë të bindur që nuk do të shkojnë dot në 30 qershor. Do të japin dorëheqjen dhe do t’i hapin rrugë një qeverie teknike dhe një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.