“Luan çdo skenar që të duket si lider botëror”, Paloka: Kur duhet të ishte i qetë, Rama përhapte panik

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka publikoi një videomontazh, ku ballafaqon deklaratat e Kryeministrit Edi Rama para nisjes së epidemsië së koronavirusit dhe pasi ajo nisi në Shqipëri. Në video është vënë përballë Rama kur deklaronte “se koronavirusi nuk kërcënon” dhe se “duhet të ruhemi nga infodemia”, ndërsa në deklaratat e tij gjatë epidemisë Rama paralajmëron për “qindra të vdekur në mos mijëra”. Paloka shprehet se Rama është i gatshëm të “luajë çdo rol” për qëllimin e vetëm për t`u dukur si “lideri i madh botëror”.

“Atëherë kur duhej të merrte masa urgjente për të përballuar përhapjen e virusit sulmonte opozitën dhe median. Atëherë kur duhej të ishte i qetë përhapte panik te qytetarët me vdekje e varre. Është i gatshëm të luajë çdo rol dhe çdo skenar me qëllimin e vetëm për t`u dukur si lideri i madh botëror. Në vendin që ka numrin me të ulët të testimeve dhe buxhetin më të vogël në ndihmë të qytetarëve të prekur nga siutata e koronavirusit. Shihni dhe gjykoni se si kameleoni Rama ndryshon qëndrim sa herë i duhet për interesin e vet”, shprehet Paloka.

Atehere kur duhej te merrte masa urgjente per te perballuar perhapjen e virusit , sulmonte opoziten dhe median. Atehere kur duhej te ishte i qete ,perhapte panik tek qytetaret me vdekje e varre. Eshte i gatshem te luaje cdo rol dhe cdo skenar me qellimin e vetem per t'u dukur si lideri i madh boteror. Ne vendin qe ka numrin me te ulet te testimeve dhe buxhetin me te vogel ne ndihme te qytetareve te prekur nga situata e corona virus. Shihni dhe gjykoni se si kameleoni Rama ndryshon qendrim sa here i duhet per interesin e vet👇

Gepostet von Edi Paloka am Mittwoch, 8. April 2020