Flash News

KRYESORE

Luan Rama deklaron: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë grada më të ulëta se vartësit

Luan Rama deklaron: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, nënkryetari i LSI, Luan Rama,  ka treguar rastin që sipas atij është paradoks, në lidhje me Forcat e Armatosura.

Ai ka deklaruar se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka gradë më të ulët nga vartësit e tij.

“Me sa duket është ndjekur “parimi” ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi,”-  është shprehur Luan Rama.

Statusi i Luan Ramës

Paradokse me autoritetet e komandimit në Forcat e Armatosura!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me gradë më të ulët nga vartësit e tij!

Megjithëse në nenin 15, pika 2 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” thuhet shprehimisht se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe në hierarkinë e drejtimit e të komandimit strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në fakt e vërteta nuk është kështu!

Sepse, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nuk është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë!

Shefit të sapo emëruar, pak ditë para emërimit, nga kolonel, ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll. Me sa duket është ndjekur “parimi” ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi e jo ta bëjmë shef shtabi pse është më i zoti e më i afti ndër gjeneralët! Dhe për paradoks ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje, që është gradë ushtarake më të lartë në hierarkinë e gradave ushtarake nga ajo që ka aktualisht Shefi i Shtabit!

Pra, në rastin konkret jemi në kundërshtim me nenin 15, pika 2 të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”. Por njëkohësisht jemi në kundërshtim edhe me nenin 7, pika 1 (hierarkia ushtarake) të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ku thuhet shprehimisht: “hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve”.

Paradoksi i radhës, po jo i vetmi në morinë e paradokseve shqiptare në raport me ligjin dhe seriozitetin ne zbatimin e tij!

Të fundit