Flash News

KRYESORE

Luan Rama ironizon kryeministrin me vargjet e Konicës: Të paskan lënë mëntë more beu ynë

Luan Rama ironizon kryeministrin me vargjet e Konicës: Të paskan

Nënkryetari i LSI-së komenton deklaratat e bëra dje nga kreu i ekzekutivit Edi Rama në lidhje me marrëdhëniet brenda koalicionit.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së shkruan se nëse kryeministri ka thënë që koalicioni është pengmarrje atëherë përse kërkoi për 6 muaj një marrëveshje të re.

“Nuk dua ta besoj si të thënë nga Edi Rama që “…koalicioni me Metën ishte pengmarrje!”

Sepse, nëse paska qenë kështu, d.m.th i pengmarrë nga LSI-ja, përse kërkoi edhe këto gjashtë muajt e fundit të bënte sërish koalicion me LSI-në?…

Apo ngaqë i lezetoi “pengmarrja?”.

Çfarë thotë Çajupi tek “Klubi i Selanikut?”:

“- Të paskan lënë mëntë more beu ynë!”

Dhe kush mund të thotë që nuk ka të drejtë Çajupi!…”, shkruan Rama

Të fundit