Flash News

KRYESORE

Luan Rama: Kohë turizmi - bilanc lufte!

Luan Rama: Kohë turizmi - bilanc lufte!

Vazhdojnë replikat në distancë mes liderëve të LSI-së dhe PS-së. Deputeti i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas viktimës më të fundit në bregdetin shqiptar, ruse 16-vjeçare, e mbytur apo e vrarë sot në detin e Ksamilit. Luan Rama akuzon hapur se në këtë vend nuk ka më as kryeministër, as ministër turizmi, as Prokurori, as struktura që të bëjnë punën e tyre e të marrin frenat në dorë.  Ja mesazhi i Ramës:

“Edhe një tjetër viktimë në plazhet shqiptare! Pas Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës etj. hartës së viktimave të mosveprimit kriminal e të qëllimtë të qeverisë i shtohet edhe Ksamili! Kohë turizmi - bilanc lufte!

Askush nuk reagon, askush nuk zbaton ligjin, megjithëse ky vend ka edhe qeveri që ka kryeministër, ka edhe ministri të ashtuquajtur turizmi qe ka edhe ministër, ka agjensi te bregdetit me drejtor, ka bashki me kinse kryetarë! Ka madje edhe Prokurori të Republikës!

Ka e çfarë nuk ka, por askush nuk është për të kryer detyrën, edhe pse ka akte që detyrojnë e normojnë masat e sigurisë në plazhe, qofshin ato publikë apo privatë!

Mosveprim kriminal dhe i qëllimtë, për sa kohë askush nuk reagon pas kaq e kaq shumë rastesh të mbytjes së pushueve e turistëve në plazhet shqiptare!”

Të fundit