Flash News

KRYESORE

Luan Rama: Lista akt i kundërligjshëm,dekurajon besimin e qytetarëve tek ligji

Luan Rama: Lista akt i kundërligjshëm,dekurajon besimin e

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar mbi listat e publikuara nga kryeministri ditën e sotme.

Sipas tij ky është një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës.

Statusi i plotë:

Papërgjegjshmëri dhe abuzim! 

Këtë dëshmon Kryeministri i Rilindjes me të ashtuquajturën listë të njerëzve të denoncuar për abuzim me detyrën!

Një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke perdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve '60 te shekullit te kaluar!

Një akt krejtësisht i kundërligjshëm që inkurajon perversitetin e spiunëve dhe dekurajon e vret besimin e qytetarëve tek ligji dhe institucionet e shtetit te së drejtës! 

Sepse në një shtet të së drejtës, qytetari nuk ka pse të bëhet spiun anonim, por drejtohet tek institucionet e zbatimit të ligjit.

Një veprim aspak etik e i pamoralshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me qasjen europiane të qeverisjes si shërbim ndaj qytetarëve e si përgjegjësi në zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë!

Një praktikë tipike komuniste e demaskimit në popull, por me një ndryshim; demaskimi komunist formalisht bazohej në ligj, ndersa demaskimi rilindas edhe formalisht është i paligjshëm!

Përpjekje e dështuar, për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga krimi dhe korrupsioni elektoral !

Të fundit