Flash News

KRYESORE

Luan Rama: LSI të hënën në Parlament, në 27 janar në protestë

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar te LSI ku u diskutua mbi pjesëmarrjen e deputetëve të kësaj partie në seancën plenare të 15 janarit.

Në një konferencë për shtyp nënkryetari i kësaj partie Luan Rama ka deklaruar se nuk do të mungojnë në këtë seancë dhe se Grupi Parlamentar mbështet qëndrimin e Kryesoiisë së kësaj partie për organizimin e protestës së opozitës në 27 janar.

“Grupi vendosi të marrë pjesën në seancën e datës 15 janar. Për të ushtruar me vendosmëri dhe për të përmbushur rolin tonë si opozitë. Grupi gjithashtu mbështeti qëndrimin e mbajtur nga kryesia e LSI për organizimin e protestës së madhe të 27 janarit.Viti 2018 duhet të jetë viti i luftës së vendosur kundër varfërisë, abuzimit shtetëror”, deklaroi Rama.

Të fundit