Flash News

KRYESORE

Luan Rama mesazh në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës, 'thumbon' kryeministrin për rivarrosjen e Mid'hat Frashërit

Luan Rama mesazh në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës,

Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama kujton kontributin e shqiptarëve në luftën për çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se data 17 nëntori i vitit 1944 duhet të shërbejë si  “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.

Më tej ai ‘thumbon’ edhe kryeministrin Rama duke cekur çështjen e rivarrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit, që ngjalli mjaft polemika.

Postimi i Luan Ramës:

17 nëntori i vitit 1944, si “medalje krenarie e luftës balliste” për çlirimin e Shqipërisë.Sot është 75-vjetori i çlirimit të Tiranës. Brigadat, divizionet dhe korparmatat balliste me në krye Mid’hat Frashërin dhe Kadri Cakranin, me “vendosmërinë, heroizmin, atdhedashurinë dhe sakrificat” e tyre të panumërta, ia dolën t’a shporrnin pushtuesin nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre partizanë, dhe çliruan kryeqytetin. Në themelet e lirisë së Tiranës, qëndron gjaku i ballisteve dhe ballistëve trima që u flijuan për çlirimin e atdheut dhe ëndërra e tyre si amanet në poturet e Edi Ramës, që jargavitet pas kufomës së Mid’hat Frashërit!

Të fundit