Flash News

KRYESORE

Luan Rama: “Nuk ka vend të jemi krenar për çështjen e kanabisit. Asgjesimi jo sipas ligjit”

Luan Rama: “Nuk ka vend të jemi krenar për çështjen

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka shprehur sërish shqetësimin e tij në lidhje me çështjen e kanabisit në vend, në seancën e sotme plenare.

Duke pasur parasysh një deklaratë të disa ditëve më parë të ish ministrit të Brendshëm, Tahiri, Rama ngriti pyetjen nëse raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe  hienat që përmendte Tahiri kanë dalë nga zyra e LSI-së.

A ka vend këtu për të qenë krenarë se ne e paskemi bërë detyrën tonë dhe se zëdhënësi i LSI e paska lexuar gabim raportin e Departamentit të Shtetit? Dhe se hienat kanë dalë nga zyra e LSI-së? Ky është realiteti?”, u shpreh Rama.

Një tjetër problem po kaq i rëndësishëm për nënkryetarin e LSI-së, Rama, ka qenë edhe asgjesimi jo konform ligjit i lëndëve narkotike të sekuestruara. Rama tha se, ligji e thotë qartë që asgjësimi bëhet në prani të prokurorit, të oficerit të policisë gjyqësore dhe personit të caktuar nga gjykata, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ai e ka konsideruar këtë si shkelje të ligjit.

Kemi të paktën 13 raste të asgjësimit ku nuk ka qenë prokurori dhe nuk ka pasur proces-verbale dhe një pjesë e të arrestuarve kanë mbetur nëpër gjykata pasi nuk ka prova për lëndën narkotike. Edhe droga që sekuestroi policia në Lazarat është asgjësuar në shkelje me ligjin”, tha Rama.

Të fundit