Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Luan Rama: Opozita gati të ulet për bisedime, por fillimisht të dorëhiqet kryeministri
Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama ka deklaruar në emisionin ‘Top Talk’ se opozita është gatshme të ulet në bisedime për të zgjidhur krizën politike, por hapi i parë duhet të jetë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ai nuk e konsideron dramë të madhe largimin e kryeministrit, pasi të njëjtin vendim e kanë marrë më parë Fatos Nano dhe Pandeli Majko, kur drejtonin qeverinë.
“Jemi gati të ulemi për bisedime, por reagimi i parë për këtë është dorëheqja e kryeministrit. Sepse nëse nuk kultivohet në këtë vend, edukata e ndëshkueshmërisë. Për shkak se në raportet e BE pandëshkueshmëria është një ndër faktorët alarmant për shoqërinë shqiptare. Ne nuk krijojmë besim tek qytetarët. Nuk është dramë e madhe dorëheqja e një kryeministri. Edhe Fatos Nano, Pandeli Majko kanë dhënë dorëheqjen të dominuar nga filozofia politike të lëshojmë pushtet për të bërë shtet ata janë tërhequr në momente të caktuara për të shmangur krizat politike”, tha ai.
Luan Rama tha se personalisht mendon se opozita duhet të dalë e të thotë prerazi që nuk merr pjesë në zgjedhje fasadë.
“Nuk besoj se jemi në kushte të barabarta për në zgjedhjet e 30 qershorit. Në vlerësimin tim personal, jo atë institucional, Opozita duhet ta thotë qartë dhe prerë që nuk do të jetë pjesë e procesit të farsës së radhës dhe kompromentimin e zgjedhjeve të radhës. Zgjedhjet në Shqipëri bëhen nga grupet kriminale. Pa u garantuar dekriminalizimi i Zgjedhjeve, pa u garantuar cilësia e Zgjedhjeve, nuk mund të hyhet në zgjedhje”, u shpreh zyrtari i LSI-së.