Flash News

KRYESORE

Luan Rama thirrje PD-së: Të krijojmë front kombëtar kundër qeverisë

Luan Rama thirrje PD-së: Të krijojmë front kombëtar

Zv/kryetari i LSI, Luan Rama i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të bashkohen në një front kombëtar opozitar kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Luan Rama e konsideroi të domosdoshëm krijimin e këtij fronti, ndërsa garantoi se LSI do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

“Gjatë mbledhjes është vënë theksi te domosdoshmëria e krijimit të një fronti kombëtar opozitar, përballë një pushteti që gjatë gjithë procesit dëshmoi atë që LSI e ka denoncuar me kohë, që ishim në një proces të kriminalizuar. LSI do të vazhdojë angazhimin për të qenë mbrojtëse e interesit të më shumë se 75% të atyre që nuk e votuan Rilindjen. Ne më shumë seriozitet po ristrukturojmë strukturën e mënyrës së organizimit”, u shpreh Rama.

Të fundit