Flash News

KRYESORE

Luan Rama zbulon një deklaratë të Ramës për PD gjatë një takimi

Luan Rama zbulon një deklaratë të Ramës për PD

Në Tonight Ilva Tare” Luan Rama tha se kryeministri Rama kishte deklaruar shprehimisht se nuk e donte opozitën në zgjedhje. Deklarata e tij erdhi gjatë shpjegimeve për rolin e LSI-së për marrëveshjen “McAllister” 

Pjesë nga deklarata:

Luan Rama: Kjo është pa dyshim është me kosto shumë të vogël nga kostoja e papërgjegjshmërisë për të shkuar pa opozitën në zgjedhje. Kam qenë në takim ku zt.Rama ka thënë shprehimisht; unë ata nuk i duan në zgjedhje sepse është momenti për ta pastruar politikën shqiptare nga këta. Po e citoj në ligjëratë të drejtë.

Tare: Me ata kush kuptohet? Sepse kjo është një deklaratë e fortë.

Luan Rama: Nuk e dua opozitën në zgjedhje. Pastroi sheshin para Kryeministrisë nga çadra dhe e mori në qeveri. Është shumë më mirë kështu se pa opozitën në zgjedhje. Nuk mundesh që baltën dhe shushunjat t’i faturosh partisë që ka qenë në minorancë.

Të fundit