Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca i hyn seriozisht tregut muzikor, gati këngën e re

Luana Vjollca si duket këtë verë nuk do të pushojë por vetëm do të sjellë këngë. Ky është kthyer në një biznes fitimprurës për moderatoren dhe ajo se ka në mend të tërhiqet.

Direkt pas pushimeve luksoze, ajo është kthyer duke punuar në studio. Lajmin e ka dhënë vetë Luana përmes disa postimeve në Instastory por nuk ka treguar nëse këtë radhë do të jetë bashkëpunim apo do të vijë solo.

Që në muajin e parë të verës, Luana ka publikuar dy bashkëpunime, kështu që le të presim se si do të vijë tani Luana e cila si duket e ka gati këngën e re.

Të fundit