Flash News

KRYESORE

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri? Flasin të afërmit e çiftit

Luana Vjollca ndahet nga i dashuri? Flasin të afërmit e çiftit

Gjatë ditës së premte disa media në Kosovë kanë raportuar se Krenar Çoçaj dhe bukuroshja Luana Vjollca janë ndarë. Sipas këtyre mediave çifti i kishin dhënë fund lidhjes se tyre dhe se konfirmimi pritet që të ndodh se shpejti.

Por, lajmi për këtë është mohuar nga një burim shumë i afërt me çiftin.

“Luana dhe Krenari janë mirë dhe janë duke pushuar në st. Moritz. Ata kanë një lidhje të shëndoshë dhe se për momentin janë të lumtur”, ka thënë ky burim për ‘Express’.

Kujtojmë se në St. Moritz përveç Krenarit dhe Luanës është edhe reperi Getoar Selimi me gruan e tij Marina Vjollca.

Të fundit