Flash News

KRYESORE

‘Luani i Ferrit” pas lajmit në ‘Daily Mail’, specialisti: Na doli edhe syri, edhe nami

‘Luani i Ferrit” pas lajmit në ‘Daily Mail’,

Prestigjozia ‘Daily Mail’ publikoi disa foto nga kopshti zoologjik “Safari Park Zoo” në Fier. Fotot e një luani me një sy të infektuar, tejet i dobët mbyllur në kafaz hekuri, përcillnin edhe realitetin më të hidhur në të cilin jetojnë kafshët në këtë kopsht zoologjik, i cili vetëm pasi lajmi u bë publik u morën në mbrojtje nga shteti.

Aleksandër Trajçe, specialist për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri reagon pas këtij vendimi dhe ironizon teksa shkruan: “Edhe njëherë del e vërtetë motoja e të të vepruarit "me mirë syri, se sa nami". Në këtë rast, syri (i luanit) kishte dalë vërtet. Doli edhe nami”.

“Lajm shumë i mirë që luani do të "shpëtohet". Lajm shumë i keq, që, autoriteteve u duhet ndërhyrja dhe "shaming" në nivel ndërkombëtar që të mobilizohen dhe bëjnë punën për të cilën paguhen dhe të cilën duhet ta bëjnë përditë.

Nuk besoj se ka patur njeri që ka vajtur për punë apo për pushime në jug, që nuk e dinte situatën e Safari park.

Rroftë Daily Mail që i dha zgjidhje situatës. Edhe njëherë del e vërtetë motoja e të të vepruarit "me mirë syri, se sa nami". Në këtë rast, syri (i luanit) kishte dalë vërtet. Doli edhe nami. Të humbur, dolëm të gjithë”, shkruan studiuesi.

Imazhet tregonin kafshë si luanin, ujkun etj., që lëngojnë në kafaze të shkreta dhe të pista të rrethuara nga mbeturinat, pa ujë e ushqim të mjaftueshëm.

Të fundit