Flash News

KRYESORE

Luar: Një bashkëpunim tjetër me Florin? E pamundur të shpjegohet

Luar Arani, vajza që këndoi 5 vite më parë këngën “Gjithmonë” me Flori Mumajesin, tashmë është rikthyer fuqishëm në tregun e muzikës.

Këngëtarja shqiptare së fundmi, ka publikuar këngën “Dy” në bashkëpunim me Gon Hazirin, ndërkohë që nënshkroi një kontratë të rëndësishme me kompaninë e njohur “Effective Records”, e njëjta shtëpi diskografike ku bën pjesë edhe Arilena Ara.

Kënga “Dy” po bën namin në Rusi, duke qenë se është renditur në vend të parë në “iTunes”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Plus”, Luar ka thënë se ndihet shumë e lumtur për arritjen e saj dhe të Arilenës, duke qenë se kanë bërë që një këngë shqiptare të dëgjohet në një vend të huaj.

Luar është pyetur se si do të ishte nëse do të bënte një duet tjetër me Florin, dhe ajo ka thënë se do të ishte e pamundur të shpjegohet me fjalë pasi preferencat muzikore ndryshojnë.

“Nëse do të bëja një tjetër bashkëpunim me Florin, do të ishte e pamundur ta shpjegoja me fjalë se si do të ishte, pasi sa më shumë kohë kalon, aq më shumë preferencat muzikore ndryshojnë. Kështu që do të varej nga periudha në të cilën kënga do të bëhej”, thekson ajo.

Të fundit