Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Luarasi: Tryeza për reformën të jetë më e gjerë, njerëzit i kanë shpresat te SPAK
Iris Luarasi mendon se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është mjaft pozitive, e madje tryeza duhet që të jetë edhe më e gjerë, duke mbështetur qëndrimin e presidentit Ilir Meta. Pedagogia e gazetarisë shton se gjëja më e mirë do ishte që të dy palët të uleshin si të barabarta, e sipas saj duhet të mësojë më shumë opozita se ishte ajo që braktisi parlamentin.
“Unë mendoj se presidenti në këtë rast ka të drejtë, se dy palë i ul vetëm reforma. Nuk duhet të jetë e vetmja tavolinë që duhet të bëjnë palët. Ka lënë vende plot për të diskutuar për shumë çështje të tjera. Diskutime edhe te pjesa e reformës në drejtësi, plotësimi i vendeve vakante, unë nuk mendoj se opozita nuk duhet të përjashtohet nga kjo”, tha Luarasi në “Abc news”, duke shtuar “Unë mendoj se të dyja mund të kenë një peshë. Njëri prej faktorit që do shtoja unë është edhe ai i ngritjes së një sistemi të ri drejtësie. Ne e dimë që njerëzit që nuk do jenë shumë të kënaqur, shpresat janë te BKH dhe te SPAK. Një nga shpresat e tjera që mund të kishin njerëzit është ndryshimi i sistemi zgjedhor”.