Flash News

KRYESORE

Lubonja akuza televizioneve: Mbulojnë vjedhjet e Edi Ramës

Lubonja akuza televizioneve: Mbulojnë vjedhjet e Edi Ramës

Analisti dhe opinionisti, Fatos Lubonja, thotë se Edi Rama dhe njerëzit pranë tij e trajtojnë shtetin si pronë të tyre duke shtuar se shkeljet dhe vjedhjet kanë plasur nga të gjitha anët. Në në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se  shqiptarëve nuk iu ka mbetur asgjë më shumë, por vetëm alternativa që të ikin nga vendi i tyre.

Sipas tij, kryeministri vijon të mbështetet nga televizionet kombëtare dhe nga trafikantët, të cilët si thotë analisti , vijojnë të pastrojnë para në interes personal.

“Nëse të kujtohet atëherë te Astiri kur thoja këtu se: Ose duhet të vijë prokuroria të na merrte ne për shpifje ose të shkonte tek ata që ne akuzojmë.  Shifrat u dhanë, ekspertët janë  këtu, shkeljet nga katër anët. Tani është e kotë që të flasim, por problemi është se si mund të rrëzohet. Kjo është gjë e përditshme dhe nuk di çfarë të them. Problemi është ç’i bëhet këtij njeriu dhe atyre që i ka rrotull.

Shteti është i tyre. Shko blloko prokurorinë se nesër do në vijnë të na arrestojnë ne. Ne po bëjmë detyrën tonë ndaj publikut. Televizioni kombëtar në vend që të bëjë këtë, ai bën mbulimin e kësaj vjedhjeje. Televizionet kombëtare i kanë me vete, bizneset me vete, trafikantët  me vete dhe çfarë na ka mbetur neve. Vetëm të ikim. Ky do të përfundojë një ditë, por nuk dihet se kur. Kështu janë regjimet”, mendon Lubonja.

Të fundit