Flash News

KRYESORE

Lubonja analizon deklaratën e Ramës: Tendencë për të krahasuar të mirën dhe të keqen

Lubonja analizon deklaratën e Ramës: Tendencë për të

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar deklaratën e papritur për shtyp të Edi Ramës nga kryeministria që zgjati rreth 32 minuta. Lubonjës i bëri përshtypje fakti se kryeministri u përpoq të krahasonte të mirën me të keqen, të bardhën me të zezën, duke kërkuar të shfaqet ndryshe nga kundërshtarët e tij politik. Lubonja përmendi edhe statistikat e institucioneve të rëndësishëm, që tregojnë rritje të varfërise dhe korrupsionit.

“Të them të drejtën, unë ndoqa pjesën e parë. Këtë që kishit ju, nuk e ndoqa dot. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti, kur krahasoi që ne nuk jemi si ata. Kishte një mani të Ramës për të krahasuar pjesën mes të zinjve dhe të bardhëve. Dy apo tre tregues që janë ndër më themelorët; rritja e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin është shumë e lartë mbi 53%. Sa i takon korrupsionit e 'Transparency International' e ul më poshtë. Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër Renzi TV, meqë kemi edhe [Carlo] Bollinon këtu. Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë”,  është shprehur ai në emisionin ‘Të Pa Ekspozuarit’ në News 24.

Andi Bushati: Ramën e kam parë në këtë gjëndje fizike vetëm një herë

Të fundit