Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Lubonja: Argumenti i listave të hapura u përdor nga Rama për të hequr koalicionet, mashtrim i madh
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar një truk dhe mashtrim të madh të PS draftin për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor me lista të hapura.
Duke folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Lubonja tha se argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet.
“Manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura për mendimin tim tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet para-zgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota. Pra, argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet.
Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por listë të kryetarit. Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri. Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Listat e hapura është mashtrim i hapur”, u shpreh Lubonja.