All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Lubonja: Dalja e dëshmitarit e dobëson pozitën e atyre që thonë është e sajuar

Lubonja: Dalja e dëshmitarit e dobëson pozitën e atyre që
All - Paragraf - 1

Analisti Fatos Lubonja u shpreh se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, nuk duhet të ishte ekstraduar në Itali. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, ai tha se ndaj vëllait të ministrit ka akuza se vijonte të merrej me trafikun e drogës dhe nëse kjo është e vërtet rëndon edhe pozitën e ministrit.

All - Paragraf - 3

“Nuk duhet të ikte vëllai i Fatmir Xhafës. Dhe nëse vërtetohet se ky merrej akoma me drogë atëherë është e rëndë edhe për ministrin se ai ka për detyrë ta luftojë”, u shpreh Lubonja.

Dalja e dëshmitarit, ditën e sotme tha se i dobëson edhe më tej pozitën e mazhorancës që tha se audio përgjimi është i sajuar. Sipas Lubonjës, prova që kjo qeverie është e lidhur me krimin ka shumë teksa shtoi se prova që Rama ka dal shumë herë të përgënjeshtrojë fakte i bën edhe më të pabesueshëm.

“Dalja e dëshmitarit e dobëson pozitën e atyre që thonë është e sajuar.

Prova që kjo qeveri është e lidhur me krimin ka shumë. Prova që Rama ka dal shumë herë të përgënjeshtrojë fakte (rastet e avionëve me drogë dhe rasti Zagani) i bën akoma dhe më të pabesueshëm kur sot thonë se është e montuar”, deklaroi ndër të tjerash Lubonja.

Të fundit