Flash News

KRYESORE

Lubonja komenton kërkesën e Ramës për bashkëpunim: Është truk, Basha po tregon se nuk do gënjehet

Lubonja komenton kërkesën e Ramës për bashkëpunim:

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar këkresën e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me opozitën për çështjet madhore. Lubonja tha në ‘Neës 24’ se kjo kërkesë është truk dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, po tregon se nuk do të gënjehet dhe të bjerë në të.

“Kërkesa për bashkëpunim është një truk dhe duke dëgjuar Lulzim Bashën si foli, nuk besoj se opozita do të bjerë në të, gjithsesi mbetet e rrezikshme. Programi i Ramës na premton shumë shoë dhe pak gjëra konkrete”, u shpreh Lubonja.

Fatos Lubonja kritikoi Ramën për gjoja hapësirën që po u jep qytetarëve në hartimin e prioriteteve, duke përmendur lejen e fundit për ndërtimin e një HEC-i në lumin e Shalës, rrugën që po ndërtohet në prakun e liqenit artificial për një shkollë private dhe ndërtimin e pallateve shumëkatëshe, që sipas tij vetëm interes qytetar nuk kanë.

Të fundit