Flash News

KRYESORE

Lubonja kundër Hahn: Ndërkombëtarët janë përgjegjësit kryesorë të krizës shqiptare

Lubonja kundër Hahn: Ndërkombëtarët janë

Paneli i emisionit “Të Paekspozuarit” në Neës 24 është ndalur edhe te letra e Komisionerit Hahn dërguar 'qytetarëve shqiptarë'. Analisti Fatos Lubonja u shpreh kundër deklaratës së Hahn duke thënë se ndërkombëtarët janë përgjegjësit kryesorë për këtë situatë politike.  

Tha Lubonja: 

Ajo që më shqetëson në deklaratën e Hahn është se këta ndërkombëtarët nuk kanë bërë asgjë për këtë gjendje, këta kanë përgjegjësitë e tyre, kanë legjitimuar klasën kriminale. Unë nuk kam ndonjë respekt për këtë që thonë ndërkombëtarët. Këtu Edi Rama manipulon ndërkombëtarët dhe na e shet që ja ç'thonë ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët kanë dështuar Europën, partitë që ata përfaqësojnë në Francë kanë dalë nga zgjedhjet, populli francez i ka nxjerrë jashtë. Ndërkombëtarët nuk janë Zoti.

Të fundit