Flash News

KRYESORE

Lubonja kundër paketës anti-KÇK: Për të vënë duart në kokë, Rama ka humbur sensin e realitetit

Lubonja kundër paketës anti-KÇK: Për të

Analisti Fatos Lubonja tha për paketën anti-KÇK që se është për të vënë duart kokës që kryeministri bën një paketë për gjyqtarët, kur është vetë “koka” e kësaj bande. Ai mendon se Edi Rama si fillim duhet që të kalojë vetingun.

“O do pranojmë dështimin e Reformës në Drejtësi, ose të dyja bashkë nuk shkojnë. Është një konfuzion mendor i kryeministrit, ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se çdo gjë që i bën mirë atij, i bën mirë dhe shqiptarëve. Ky është në pushtet, i ka të gjithë institucionet dhe ndërton institucione të tjera.

Është për të vënë duart në kokë. Kjo është për t’iu hedhur hi syve shqiptarëve, sepse kreu i bandës është Edi Rama. Kapet Muçi për 15 mijë euro, për apartamente, gjëra të vogla që hajt ta kapim. Kemi një kryeministër me atë të Surrelit dhe s’ka veting për të. Kush është banda këtu, KÇK, apo KÇKK”, tha Lubonja në rubrikën “Opinion”.

Ndërsa për mesazhin kërcënues të kryeministrit Edi Rama për deputetët e shumicës që nëse nuk e votojnë paketën, do të përjashtohen nga PS, Lubonja mendon se Rama nuk ka sensin e shëndoshë të realitetit.

Të fundit