Flash News

KRYESORE

Lubonja: Loja që bëhet mes Ramës dhe Tahirit

Lubonja: Loja që bëhet mes Ramës dhe Tahirit

Analisti Fatos Lubonja shprehet se kanabizimin e Shqipërisë nuk e bëri i vetëm Saimir Tahiri, por edhe kryeministri Rama ka pasur dijeni për situatën pasi është informuar përmes raporteve të Shërbimit Informativ.

Lubonja mendon se kemi të bëjmë me një lojë blofesh mes Ramës dhe Tahirit ku të dyja palët ja kanë me hile njëri-tjetrit por edhe kanë bashkëpunuar së bashku.

“E vërteta është se vështirë se ka njeri të besojë se atë që quhet kanabizimi i Shqipërisë e bëri Tahiri me kokën e vet, i pakontrolluar nga shefi apo instanca të tjera. Ka shumë argumente që të çojnë tek kjo e vërtetë. Vetë Rama ka qenë i informuar nga SHIK për përfshirjen e policisë në trafik droge apo edhe për ato avionët që i quante ‘mushkonja’. Nëse ne mendojmë se kjo është e vërteta, atëherë loja që bëhet mes Ramës dhe Tahirit është lojë e njëri-tjetrit dhe kanë karta të dobëta. Kemi pasur një lojë ku të dy palët ja kanë me hile njëri-tjetrit, por edhe kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Kemi të bëjmë me një lojë bllofesh”, tha Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.

Të fundit