Flash News

KRYESORE

Lubonja: Muxhahedinët i morëm në Shqipëri sepse jemi servilë

Lubonja: Muxhahedinët i morëm në Shqipëri sepse jemi

Analisti Fatos Lubonja mendon se arsyeja e vetme se përse muxhahedinët ndodhen në Shqipëri, është për shkak të servilizmit të vendit tonë ndaj SHBA-së.

Ai kujtoi se deri më 2012, ata konsideroheshin si organizatë terroriste nga qeveria amerikane, por më pas situata ndryshoi.

“Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Tani këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania etj dhe në vend të kësaj, mbështesim cdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servil ndaj SHBA-ve, shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, tha Lubonja në “Real Story”

Lubonja vuri ën dukej faktin se Shqipëria historikisht ka qenë servile ndaj politikës së Amerikës, kushdo që ka qenë president i SHBA-ve.

“Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj,. pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve, e kam thënë në këtë kontekst. Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkleit, e jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Sulimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si shpallje lufte.

Të fundit