KRYESORE

Lubonja: Nuk justifikohet ky bum ndërtimesh në Tiranë ndërsa vendi po boshatiset

Lubonja: Nuk justifikohet ky bum ndërtimesh në Tiranë ndërsa

Analisti Fatos Lubonja shprehet se aq e rëndë është situata në Shqipëri, sa mafia ka shtetin vet. Ai analizoi ngjarjen e fundit ku përflitet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla merr drogë. Për të, ky nuk është fenomen i veçuar dhe nis nga ekonomia.

“Jam i mendimit që nuk duhet parë si një fenomen i veçuar, në kuptimin që ndodhi atje në Bulqizë diçka, një njeri, një kryetar bashkie qëlloi që merr drogë, por duhet parë në kontekstin e gjithë zhvillimeve politike, ekonomike të Shqipërisë, demokracisë. Çdo shtet thonë që ka mafien e vetë, p.sh. në Itali thuhet që është Ndragheta, është mafia në Sicili, Camorra, ndërsa ajo që na del duke parë gjithë këtë pushtetin lokal, qendror dhe ekonominë e gjithçka, është kjo që për Shqipërinë mund të thuhet që nëse atje shtetet kanë mafien në tyre në Shqipëria mafia ka shtetin e vet. Ky është problemi. “, tha Lubonja në “Real Story”.

Ndërkohë që ai shpreh shqetësimin për ndërtimet që kanë mbytur Tiranën.

“Unë po të flas për Tiranën sot, nuk ka ekonomist në botë, nuk ka njeri normal në botë, jo më të jetë arkitekt, urbanist, njëri që mendon për ekologjinë, njeri që mendon për hapësirat publike që të justifikojë këtë boom ndërtimesh që nuk po lë cep Tirane pa e uzurpuar për të ngritur pallate ndërkohë që Shqipëria po boshatiset. Dhe këto kulla që ngrihen nuk janë gjë tjetër veçse pastrim parash të pista të njerëzve të krimit. Lejet e ndërtimit që marrin këta janë prova më skandaloze e asaj që thashë që këtu shteti punon për mafien e krimin”, deklaroi Lubonja.

Ditari politik

Të fundit