Flash News

KRYESORE

Lubonja: Pa opozitën vendi rrëshqet në diktaturën krimit, duhet përkrahur

Lubonja: Pa opozitën vendi rrëshqet në diktaturën krimit,

Analisti Fatos Lubonja ka vlerësuar rolin e opozitës, ndërsa vendi po kalon një situatë jonormale. Ai tha në rubrikën “Opinion” të “News 24”, se nëse nuk do të ishte opozita, atëherë vendi do të kishte rrëshqitur në diktaturën krimit.

“Fakti që PD dhe opozita denoncojnë së paku ka debat. Opozita ka një meritë se denoncon, del dhe thotë Valdrin Pjetri është kështu, Kajmaku është kështu. Opozita them duhet përkrahur për këtë që bën, por që opozitës i duhet që të ketë një projekt që të çlirojë këtë sistem mbështetur në sistem kriminal. Po ashtu duhet të luftojë edhe në rrugë institucionale.”, tha Lubonja.

Ai shtoi se kur mori detyrën Rama, e njihte mirë,por duhet që ta shihnin edhe shqiptarët kush ishte.

“Futja e kriminelëve në politikë është kulmi, është shumë e rëndë. Opozita duhet përkrahur se po denoncon diktaturën e krimit. Por mendoj që edhe sikur opozita të gjejë njerëzit më të ndershëm që ndodhen në Shqipëri, prapë vështirë të fitojë, sepse kemi krimin që udhëheq”, deklaroi Lubonja.

Të fundit