Flash News

KRYESORE

Lubonja: Për Mini –Shengenin duhej diskutim mes partive, Rama kërkon të jetë protagonist

Lubonja: Për Mini –Shengenin duhej diskutim mes partive, Rama

Analisti Fatos Lubonja mendon se përpara se të nisej projekti për “Mini-Shengenin Ballkanik”, qeveria duhej që të konsultohej me partitë e tjera që të mund të krijohej ideja e qartë se çfarë përfitohet realisht nga ky projekt.

Në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor u mbajt samiti i tretë për këtë projekt, ku kryeministri Edi Rama priti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev si edhe erdhi edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Lubonja mendon se me projektin e”Mini-Shengenit Ballkanik” shfaqet arroganca e Ramës dhe se nuk është asgjë tjetër, përveçse një mënyrë për t’u bërë protagonist kryeministri.

“Me lëvizjen e lirë të mallrave, mos ndoshta ne si shqiptarë humbasim dhe fiton më shumë Serbia?! Kjo kërkon debat midis atyre që quhen parti politike. Që kryeministri ynë ka harruar që fjala parti do të thotë pjesë. Duhet të kishte dhe në Shqipëri qasje të ndryshme, ekonomistë, specialistë, që duhet të bënin këtë debat nga të gjitha aspektet. Ky debat mungon dhe në një farë mënyrë vë në dukje arrogancën e një kryeministri. Këtu dalim dhe te raporti me Kosovën.

Këtu kemi të bëjmë me një propagandë pasi s’mendoj se është analizë serioze e përfitimeve të vërteta. Ai e ka hedhur këtë ide për protagonizmin e tij, për natyrën e tij që i intereson vetëm një gjë; Edi Rama dhe jo Shqipëria e Kosova. Vuçiç ka tjetër interes nga ai që ka Shqipëria. Nëse ne mendojmë se jemi më afër Serbisë sesa të Kosovës, ky është problem. Dhe kështu del. Nëse ne mendojmë që të ndërtojmë urë me Serbinë, një prej këmbëve të urës duhet të jetë në Kosovë. Si mund të injorosh këtë faktor? “, tha Lubonja për News 24.

Të fundit