Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Lubonja për paketën anti-shpifje: Jemi në një situatë shumë të rëndë, kush do të na mbrojë neve?
Analisti Fatos Lubonja komenton paketën anti-shpifje, që sipas tij tregon se sa shumë e kanë humbur kontaktin me realitetin dhe demokracinë pushtetarët në vend. Ai pyet se me të tilla masa si do të mbrohen njerëzit nga bëmat e qeverisë dhe se si do të shprehet mendimi kundër.
“Se nuk na mbron më as prokuroria, as opozita se nuk është në parlament, tani edhe media, atëherë kush do na mbrojë? Kush do na i thotë të vërtetat? Këtë iu them atyre.
AMA-s do t’i jepet e drejta, e bën mbledhjen siç i bënte Enver Hoxha. AMA do përcaktojë dhe gjyqtarët do japin vendimin që e ka përcaktuar udhëheqja. Jemi në situatë shumë të rëndë dhe unë uroj që t’i vënë gishtin kokës. Edi Rama nuk besoj se mund ta bëjë këtë, ai është i paaftë por gjithë njerëzit rrotull, ata parlamentarë.”, tha Lubonja për News 24.
Lubonja shton se nuk mjafton një protestë e gazetarëve pasi situata në vend është dramatike.
“Nuk mjafton një protestë sigurisht. Ai vend është në situatë dramatike jo thjesht për mediat por në tërësinë e vet. Ka ardhur një moment që nuk duhet lejuar më kjo çmenduri të vazhdojë, të kryejë një njeri që nuk bën punë tjetër vetëm merr kalamajtë, përdor kalamajtë, i hip nëpër makina dhe del nëpër…çfarë iu duhet të shikojnë ata. S’ka bërë vaki, kemi parë tërmete në gjithë botën, s’kemi parë një lider të veprojë si ky”.
Analisti bën thirrje që ata që drejtojnë portalet e mediat e tjera, të jenë sa më seriozë në lajmet e tyre, me burime sa më të sigurta.