Flash News

KRYESORE

Lubonja: Për shqiptarët, mendimi për opozitën nuk ka ndryshuar

Lubonja: Për shqiptarët, mendimi për opozitën nuk ka

Analisti Fatos Lubonja mendon se opozita i ka djegur mandatet jo për shqiptarët, por për ndërkombëtarët. Ai shtoi se opozita po ashtu bashkëpunon me oligarkët, ndërsa nuk ka larguar asnjë ish ministër apo ish funksionar të lartë, të kohës së qeverisjes së PD-së, e nuk i ka ngarkuar askujt asnjë përgjegjësi politike.

“Kam pasur rezervat e mia për daljen nga parlamenti. Opozita ka dalë nga parlamenti për mendimin tim për ndërkombëtarët, jo për shqiptarët. Për t’iu thënë ndërkombëtarëve se ky nuk është vendi normal e ju duhet të ndërhyni. Aksioni opozitar ka sjellë një sensilibizim te ndërkombëtarët, por nuk është i mjaftueshëm për të ndryshuar sistemin dhe për të sjellë një ndryshim në Shqipëri e për të sjellë një aksion për shqiptarët e jo për ndërkombëtarët.

Për aksionin për shqiptarët, ju jeni aty ku keni qenë. Bashkëpunëtorët që keni ju, janë ish-ministra, ish-funksionarë. Vetëm një tezë më bind, teza që njerëzit janë mërzitur kaq shumë sa thonë le të vijë më i keqi, vetëm ky që është mos të jetë. Në këtë kuptim, nuk shoh dallim mes PS e PD ne atë që bëjnë për shqiptarët”, tha Lubonja në “Real Story” në News 24.

Të fundit