Flash News

KRYESORE

Lubonja për thirrjen e Metës për protestë: Duket si lëvizje e dëshpëruar

Lubonja për thirrjen e Metës për protestë: Duket si

Analisti Fatos Lubonja mendon se thirrja e presidentit Ilir Meta ndaj shqiptarëve që të mblidhen në Qytetin Studenti dhe të mbrojnë Kushtetutën është e dëshpëruar. Ai gjykon se kreu i shtetit luftën duhet ta bëjë në presidencë, për sa kohë të jetë aty.

“Më duket si shenja e parë që kemi të bëjmë me këtë krizë, që i ka nxjerrë jashtë institucioneve të gjithë, si kryeministri, edhe presidenti. Është vështirë të shohësh që presidenti del në një situatë ku do bëjë protesta, qoftë dhe për referendum. I ka konsumuar të gjitha mjetet institucionale, duket si lëvizje e dëshpëruar. Po të më kishte kërkuar mendim, do thoja se duhet të bëjë luftën në institucion deri në fund dhe kur ta heqin, duhet të dalë në shesh”, tha analisti në Neës24.

Në lidhje me qëndrimin se populli duhet të marrë frenat në dorë, Lubonja është dakord që populli duhet të lëvizë, të mbrohet se nesër mund të ndërtohet një regjim policor.

“Ka të drejtë se këtu duhen bashkuar të gjitha forcat demokratike për të ndaluar këtë rendje pas pushtetit të Ramës, që s’ka marrë asnjëherë mësim, se këta tjerët kanë marrë mësim, edhe Meta, edhe Berisha. Në këtë aspekt, duket se kur të ikë ky, do të ikë edhe Shqipëria. Do ta çojë në zero fare, institucionet, por edhe ekonominë.”

Të fundit