Flash News

KRYESORE

Lubonja: Policia është e partisë-shtet, ky është problem

Lubonja: Policia është e partisë-shtet, ky është

Analisti Fatos Lubonja, nga studio e “Të paekspozuarit” u shpreh se, sipas tij,  pushteti po dhunon sot qytetarët si dikur Enver Hoxha, duke mos pyetur për të drejta të njeriut.

“11 Maji ishte një përshkallëzim në drejtimin e duhur për t’i rënë derës që nuk dëgjon. Këto janë gjëra të shëmtuara, nuk duhet të ndodhin. Shteti ka përgjegjësi. Nuk është aq e thjeshtë. Se thonë ky dënohet për dhunë. Dhunë policore, dhunë verbale. Përdorimi i prokurorisë për protestat duket i fuqishëm. Unë nuk e di si mund të përballen njerëzit me këtë lloj dhune.

Këtu të bëjmë me një masë të madhe njerëzish dhe shteti duhet të shqetësohet. Por këta kanë konceptin e kohës së Enver Hoxhës, policia është e partisë-shtet, ky është problemi”, tha Lubonja.

Ndërsa pedagogu Endri Shabani u shpreh se e sheh dhunën si pjesë e humbjes së legjitimitetit të policisë.

“Dhuna është e vetmja formë që qeveria ka që të detyrojë qytetarët që të bëjnë atë që dëshiron qeverisja”, tha ai.

Të fundit