Flash News

KRYESORE

Lubonja: Rama e ka bërë ligjin antishpifje se do pushtet absolut

Lubonja: Rama e ka bërë ligjin antishpifje se do pushtet absolut

Analisti Fatos Lubonja akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka bërë ligjin antishpifje , sepse kërkon pushtet absolut dhe dëshiron të kërcënojë këdo që i del kundër. Sipas tij, ky ligj është krijuar nga një person që ka qëllim të mbrapshtë.

“Problemi më i madh i ligjit është që ligji shkoi tek AMA, që është kontrolluar nga shteti. Edhe reforma në drejtësi, psh, i jepte ministrit të Drejtësisë kompetenca të jashtëzakonshme. Kapja e drejtësisë ishte e para gjë që bëri Edi Rama. Ky ligj është në vazhdën e një partie dhe kryetari i një partie që do pushtet absolut për të kërcënuar këdo dhe jo për të mirën e medias. Kur ke vullnet të keq, edhe me ligj të mirë bën keq. Këtu kemi qëllim të mbrapshtë dhe kjo është për të goditur. Shqipëria po zbret në lirinë e medias në të gjitha treguesit”, tha Lubonja në emisionin “Real Story” në News 24..

Analisti gjykon se kreu i qeverisë vetëm bën propagandë, ndërkohë që vepron sipas mendësisë së tij.

“Nuk mendoj se ky ligj u bë për të mirën e mediave. Ai ligj duhet parë në kontekstin e sjelljes së kryeministrit ndaj medias, me problemet e mëdha që ai ka mediat si pasqyrë e realitetit. Pra, nuk duhet parë jashtë kontekstit ndaj gjyqeve që ka hapur Rama. Nuk duhet parë jashtë kontekstit të ERTV, që është televizioni që shpërndan të vërtetën shqiptareve sipas kryeministrit. Janë të gjitha këto që janë një propagandë dhe nuk dëgjon mendim kundër.”.

Të fundit