Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Lubonja: Rama përdori takimin me Merkelin, reforma në drejtësi ka dështuar
Analisti Fatos Lubonja mendon se kryeministri Edi Rama e përdori takimin me kancelaren Angela Merkel për të krijuar idenë se Gjermania është pro çeljes së negociatave dhe “Shengenit Ballkanik”. Ai beson se janë të pakta gjasat që gjërat të ndryshojnë nëse hapen negociatat për Shqipërinë. Lubonjës i bën përshtypje edhe deklarata e kancelares Merkel në konferencën e fundit, ku tha se e çmon reformën në drejtësi.
“ Unë mendoj se reforma në drejtësi nuk është histori suksesi, por dështimi dhe mashtrimi. Për arsye gjeopolitike i duhet dhe Merkel që të thotë se është histori suksesi, por ka dezinformim. Vlen të komentohet dhe çështja e ‘mini-shengenit’. Në këtë rast kemi një lloj përdorimi që i bën Rama takimit me Merkelin, për debatin që ka pasur me klasën politike ku thotë: ‘Kam Merkelin me vete’. Rama i përdor ndërkombëtarët kur i duhet.
Problemi që ka ‘mini-Shengeni’ me Kosovën, është se Serbia nuk e njeh këtë shtet. Përfshirja direkte e Kosovës, do të thotë informimi i saj me Mini-shengenin. Duhet të ishte primar nga shteti shqiptar, siç e bëri Rama. Të përdorësh Merkelin për të bërë polemikë me shqiptarët dhe ata në Kosovë, na rrit varësinë ndaj të huajve. Dhurata është një gjë që hidhet në koshin e plehrave, nuk është e fituar.”, tha Lubonja në News 24.