Flash News

KRYESORE

Lubonja reagon ashpër ndaj Ramës: Jo vetëm punon për ta, por bashkë me ta

Lubonja reagon ashpër ndaj Ramës: Jo vetëm punon për ta, por

“Megjithëse kemi një parti që e quan veten të majtë , qeverisja është në shërbim të interesave të një grupi oligarkësh ku kryeministri nuk përfill as ligjin, as debatin, as dialogun as hallet e njerëzve por me arrogancën e pushtetit pasi ka premtuar taska më të ulëta mirëqenie më të madhe i kthen të gjitha kokëposhtë dhe punon për oligarkët. Me të cilët jo vetëm punon për ta por punon bashkë me ta dhe përdor mjetet e tyre materiale për të qeverisur vendin”, u shpreh Lubonja.

Më tej ai shtonse për të realizuar qëllimet e veta, Rama përdor badigardët e pronarëve dhe jo policinë.

“Përtë realizuar qëllimet e veta përdor paratë e këtyre njerëzve, që në disa raste janë edhe para krimi.

Vendos sipas qefti dhe e rrethon atë. E rrethon me një oligark nga Fieri që nuk dihet se nga i ka këto 50 milionë euro që do të investojë. Na grabit edhe pronën publike.

E ka bërë taksën e qarkullimit me 120 milionë lek, e kemi paguar njëherë me Sali Berishën sa qimet e kokës këtë rrugë. Nuk pyet as ekspertët. Të gjitha këto ku të çojnë. Ku të shkojnë njerëzit. Protestë kanë bërë, fjalë kanë thënë. Kur thua fjalë thotë jeni dele, jeni të tredhur. Njerëzit janë të dëshpëruar. Kjo është dhunë e nxitur nga qeveria. Trajton popullin si të kastruar,” tha Lubonja.

 

 

 

Të fundit