Flash News

KRYESORE

Lubonja: Të gjithë jemi kuksianë, është përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë

Lubonja: Të gjithë jemi kuksianë, është përgjigja

Në një analizë ekskluzive për “Panorama”, ngjarjen e dy ditëve më parë, Lubonja e konsideron si “reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.” Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve”.

Më tej Lubonja shprehet se të gjithë ne duhet të ndihemi kuksiane sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.

“Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës  për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje”, shton me më tej analisti Lubonja.

*Botuar në Panorama Online. Linku origjinal këtu

Të fundit