Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Lubonja tregon detaje nga takimi me Kurtin dhe sfidat e kryeministrit të ardhshëm
Analisti Fatos Lubonja tha se kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka sfida të vështira përpara. Ai ishte bashkë me liderin e VV-së e disa gazetarë të tjerë në një takim, e tregoi disa detaje nga biseda mes tyre.
“Ajo që u fol dhe për kryeministrin është se këtu nuk është çështje kryeministri. Kurti ka disa sfida të rëndësishme, u fol për sfidat që ai ka. Ky sistem që kemi ngritur, ku një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët. Kryeministri ynë është pjesë dhe ndërtues i këtij sistemi. Kurti dëgjon, flet, ka marrë një angazhim dhe kjo sfidë është shumë komplekse dhe u fol për të, pra për të çliruar shtetin nga këta, ku hyn dhe roli i Ramës. Kaq.”, tha Lubonja në News 24.
Analisti mendon se Kurti është i ndërgjegjshëm për luftën ndaj sistemit.
“Sa i zoti do të jetë me këtë qëllim që i ka vënë vetes, këtë do ta tregojë koha. Sikur ai të japë një shembull tjetër qeverisjeje, që e duan aq shumë shqiptarët, që të jetë shteti që të mbron, jo të fyen, që të jep, jo të grabit, do përhapet me shpejtësi edhe në Shqipëri ai shembull. Nuk besoj se është nga ata politikanë, siç kanë dalë këto tanët, që i thotë këto fjalë për të kapur sistemin. Që do ta luftojë sistemin kam besim, se sa do e luftojë e mposhtë sistemin kjo mbetet për t’u parë.”