Flash News

KRYESORE

Lubonja tregon se përse Edi Rama e ka të lehtë të kontrollojë pushtetet

Lubonja tregon se përse Edi Rama e ka të lehtë të

Analisti Fatos Lubonja tregon se përse aktualisht Edi Rama e ka më të lehtë që të kontrollojë të gjitha pushtetet.

“Sot Edi Rama në kuptimin e keq të fjalës për të kontrolluar të gjitha pushtetet e ka pak më të lehtë këtë punë, sepse kemi një opozitë e cila ka qenë në pushtet dhe ka qenë pjesë e të njëjtit sistem që ka kalëruar Edi Rama. Pra e ka më kollaj t’iu thotë dhe populli nuk e ndjek ashtu siç nuk ndoqi.

Vetë populli duke se është kaq i zhgënjyer nga të gjithë opsionet politike që i ka dhënë kjo klasë politike në këto gati 30 vjet sa që ka zgjedhur ikjen dhe kjo e bën më të lehtë përsëri kontrollin por ndoshta dhe më dramatik dhe dëmi është prapë i madh, më afatgjatë, ndoshta më gradual.”, tha Lubonja në “Real Story” në News 24.

Analisti tregon dëmin e madh që vendi ka pësuar.

“Me dëm nuk duhet të kuptojmë vetëm vjedhjen e parave, domethënë humbjen e lekëve, humbjen materiale. Është humbja morale që pëson shoqëria, sistemi i vlerave, në qoftë se vendi i jepet njerëzve që merren me krim këtu, i jepet ekonomia, i jepet gjithçka, ky është një dëm afatgjatë që ka të bëjë me dëmin moral. Në këtë kuptim të bësh krahasime është çik e vështirë, kanë diferencë dhe ngjashmëritë e tyre”.

Të fundit