Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi: Beteja prometiane e PD-së, përhapja e idesë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Luçiano Boçi: Beteja prometiane e PD-së, përhapja e

Në një intervistë për “Ora News”, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka deklaruar se pas betejës prometiane të Partisë Demokratike, për të përhapur idenë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por ajo duhet të largohet nga shkëmbi dhe të bëhen një alternativë për qytetarët shqiptar.

“Tema e takimit ishte analizimi i zgjedhjeve të 25 qershorit. Ajo ishte një nga mbledhjet me te mira te Kryesisë së Partisë Demokratike, ajo u soll si një trup politik i përzgjedhur duke vendos axhendën politike, atë për të cilën ka më shume nevojë populli shqiptar.

Ajo që kërkojnë qytetarët nuk është se kush flet më bukur, ata duan që ne të qëndrojmë pranë problemeve  të tyre sepse politika nuk është profesion por mision qytetar.

Mediat transmetuan debatit në Kruesi e PD-së dhe unë nuk kam asnjë kundërshtim,  por jo që ta keqinterpretoj atë. Partia Demokratike sapo  ka dalë nga një betejë prometiane pë përhapjen e idesë së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por Partia Demokratike nuk duhet të rri në shkëmb duke pritur që korbat t'i hanë mëlçinë, dhe mbledhja e djeshme ishte  inicimi i largimit nga ai shkëmb.  

Të fundit