Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi: po përdoren gjimnazet për fushatë elektorale

Luçiano Boçi: po përdoren gjimnazet për fushatë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, njëherësh anëtar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend ka denoncuar sot dy raste, në të cilat pretendon se nxënës në shkollat e mesme në Tiranë janë përdorur për të marrë pjesë në takime elektorale të Partisë Socialiste.

Sipas tij bëhet fjalë për një gjimnaz në bashkinë e Kamzës, ku deputet nga PS-ja është Sadri Abazi dhe një tjetër në qendër të kryeqytetit siç është “Petro Nini”. Boçi bën thirrje  Ministrisë së Arsimit për depolitizim të institucioneve arsimore dhe mospërdorim të nxënësve në fushata zgjedhore.

Të fundit