Flash News

KRYESORE

Luçiano Boçi publikon mesazhet: Bindja Demokratike është "delfini" i Ramës, ja si kërkojnë të gjejnë kandidatë

 

Ish- deputeti i Partisë Demokrtaike ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook, ku sipas tij, Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit po kërkon kandidatë për këshilltar bashkiak të kësaj force politike.

“Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale. Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin. Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje. Kush e ha e ha. Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë,"- shkruan ish-deputeti.

Të fundit