All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Lufta e Metës ndaj mazhorancës, Vasjari: Jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale

Lufta e Metës ndaj mazhorancës, Vasjari: Jemi në kufijtë e
All - Paragraf - 1

Aksionin e Presidentit, Ilir Meta, kundër mazhorancës si dhe deklaratat e tij për grusht shteti dhe marshim kundër këtij grushti shteti më 2 mars, për analistin Arjan Vasjari ky është një precedent unikal, duke nënvizuar se jemi në kufijtë e marrëzisë institucionale.

All - Paragraf - 3

Duke folur në  emisionin “Real story”, Vasjari thotë se në këtë situatë natyra e antiligjores dhe anti-juridikes po merr trajtat e një implikimi politik.

“Unë nuk do të doja të ndeshja në këto momente. Nuk më intereson aq fati i mazhorancës, sesa të mbahet shtylla e reformës në drejtësi. Ka një shkelje kushtetuese. Unë besoj se do të kemi skenarë problematikë në ditët që do të vijnë”, tha Vasjari, teksa u kujdes të nënvizonte faktin se mahoranca po tregon se nuk e do reformën në drejtë.

“Unë kam qenë shumë kritik ndaj sjelljes politike të presidencës. Kjo që po ndodh tani është spostim të së drejtës nga presidenti. Po e zëmë se jemi në situatë që kemi bllokim dhe na duhet zhbllokim. Maxhoranca po merr një nismë, që tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese. Përmes kësaj sjellje, deligjitimohet reforma në drejtësi por deligjitimohet edhe fakti që mazhoranca e do apo jo reformën në drejtësi”, tha ndër të tjera në Real story, Vasjari.

Të fundit