Flash News

KRYESORE

'Lufta e re Greko-Shqiptare' bëhet për çajin e malit 

'Lufta e re Greko-Shqiptare' bëhet për çajin e

Një shkrim i Associated Press trajton shqetwsimin e autoriteteve greke për ata që quhen 'grabitës shqiptarë', të cilët kalojnë kufirin për të mbledhur çaj. 'Autoritetet greke dhe konservacionistët thonë që banda shqiptarësh të varfër bëjnë kalime të rregullta të kufirit dhe ilegalisht mbledhin bimë medicinale dhe çajra të cilat i transportojnë me gomar. Kryesisht ata mbledhin çaj mali, murriz dhe aguliçe, por gjatë kësaj ata po shkatërrojnë dhe bimë të rralla dhe të rrezikuara", shkruan AP.  

Bimët medicinale u shiten kompanive farmaceutike apo komzetike, një biznes që u sjell grumbulluesve shqiptarë dhjetra milionë në vit.  

Në Greqi, vazhdon shkrimi, është ilegale të mbledhësh përtej një sasie shumë të vogël bimësh medicinale për përdorim personal, por nuk është ky rasti i Shqipërisë. "Bimët shkulen me rrënjë në nxitim për të mbledhur a më shumë dhe për të mos u kapur".  

Gjatë muajve të fundit, policia greke ka arrestuar të paktën dhjetë shqiptarë dhe kanë kapur qindra kilogramë. Eksportuesit shqiptarë u paguajnë mbledhësve ilegalë 6 euro për kg për çajin dhe 7 për murrizin, i thanë autoritet greke AP.

Të fundit